Për Ne

posted in: Për Ne | 0

SHOQATA E OFTALMOLOGËVE TË KOSOVËS – SHOFK

SHOFK është themeluar në vitin 2002 në Prishtinë. Themeluesit e kësaj shoqate janë:

Prof. Dr. Kelmend Spahiu, Prof. Dr. Gazmend Kaçaniku dhe Prof. Dr. Naser Salihu.

 

Qëllimi i shoqatës është edukimi dhe aftësimi professional i oftalmologëve të Republikës së Kosovës, shkëmbimi i përvojave si dhe mbrojtja e interesave të tyre.

Për t’i përmbushur këto qëllime SHOFK do të organizojë seminare, prezentime, tubime profesionale me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.

Bashkëpunimit me shoqatat tjera do t’i kushtohet një rëndësi e veçantë. SHOFK është anëtare e rregullt e ICO (International Council of Ophthalmology) si dhe është në procesin përfundimtar të pranimit në SOE (European Society of Ophthalmology).

Shoqata ka 95 anëtarë, të cilët me pjesëmarrjen aktive të tyre si në tubimet kombëtare ashtu edhe ne ndërkombëtare kanë dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e oftalmologjisë moderne.

Anëtarëve të SHOFK ju dëshiroj suksese edhe në të ardhmen dhe njëherit i ftoj për bashkëpunim të mëtejshëm me qëllim të ngritjes profesionale.