22 NËNTOR 2015

 

KONGRESI I DYTË I OFTALMOLOGËVE TË KOSOVËS ME PJESËMARRJE NDËRKOMBËTARE

 

 

Me datë 20-21 Nentor në Hotel Emerald u mbajt Kongresi I Dytë i Oftalmologëve të Kosovës me pjesëmarrje ndërkombëtare.

Në këtë Kongres ishin të pranishëm mbi 200 pjesëmarrës.

Me datë 20 Nëntor, e Premte, Kongresi u hap nga Prof. Naser Salihu, kryetar i Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës. Menjëherë pas hapjes, fjala ju dha Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila filloi fjalimin me këto fjalë:

“Jam e lumtur që gjatë këtyre dy ditëve kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Prishtina, do të jetë nikoqir i kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme për shëndetin e njeriut, më konkretisht për shëndetin e syrit.

Shëndeti i dobët i syve dhe verbëria konsiderohen të jenë ndër shkaktarët kryesorë që kufizojnë të ardhurat e njerëzve dhe cilësinë e jetesës së tyre, duke vështirësuar qasjen në shërbimet bazike shoqërore si shkollimi, punësimi dhe zhvillimi profesional.

Aftësia e kufizuar e të pamurit dhe verbëria kanë shumë gjasa të vështirësojnë edhe përpjekjet e individit për të arritur pasuri materiale, status shoqëror dhe planifikim e zhvillim të familjes..”


Poashtu e nderuara Presidente përmendi edhe shpenzimet private të pacientëve që shpenzojnë nëpër shtetet tjera për trajtim të sëmundjeve të syrit si rezultat i mangësive të Sistemit shëndetësor të Kosovës

Kongresin e çmoi si një ngjarje të rëndësishme në kontributin e përmirësimit të kapaciteteve profesionale dhe shërbimeve modern në vendin tonë. Fjalimin e përmbylli me këto fjalë: “Në fund, uroj që diskutimet dhe paraqitjet tuaja të shërbejnë si një shtytje shtesë për avancimin e të ardhmes së oftalmologjisë në Kosovë, në rajon dhe në mbarë botën”.

Përfaqësues i Shoqatës Evropiane të Oftalmologëve ishin Prof. Stefan Seregard, nga Suedia, I cili mbajti njëherësh edhe ligjeratën kryesore në ceremoninë e hapjes së Kongresit, dhe Prof. Marko Hawlina, i cili mbajti ligjeratë për Neurooftalmologjinë. 

Gjatë pjesës shkencore të Kongresit ligjeruan mbi 25 ligjerues të ftuar, të cilët ndanë eksperiencat e tyre në trajtimet e avancuara të Oftalmologjisë. Në mesin e tyre ishin: Barbara Cvenkel – SLLOVENI,  Baris Yeniad – TURQI, Branislava Stirn – SLLOVENI, Brigita Drnovsek- SLLOVENI, Daniel Meller – GJERMANI, Edita Files Bradaric MALI I ZI, Faruk Nisic -  BOSNA AND HERZEGOVINA , Gabor Scharioth – GJERMANI, Iva Dekaris  - KROACI,  Mahmut Kaskaloglu – TURQI, Marko Hawlina – SLLOVENI, Minir Asani – GJERMANI, Murat Karacorlu – TURQI, Ndue Bardhi – SHQIPERI, Nikica Gabric – KROACI, Pajtim Lutaj – SHQIPERI,  Stefan Seregard – SUEDI, Slobodanka Latinovic –SERBI, Tansu Erakgun – TURQI, Vesna Dimovska – MAQEDONI, Vladimir Pfeifer – SLLOVENI, Xhevat Lumi – SLLOVENI.

Organizimi i këtij Kongresi u vlerësua lart nga të pranishmit e sidomos nga ligjeruesit e ftuar, të cilët u shprehën se janë të impresionuar nga kualiteti shkencor si dhe për një mikpritje të shkëlqyer.  Nuk munguan edhe fjalët e mira për organizimin e pjesës sociale të Kongresit.

Lajmin për Kongresin tonë mund ta gjeni edhe në web faqen e Shoqatës Evropiane të Oftalmologëve:  http://soevision.org/news/2nd-congress-of-ophthalmologists-of-kosovo/.

  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

GALLERY FIRST

MEDIA PRES FIRST

Powered by Amazing-Templates.com 2014 - All Rights Reserved.